Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Lakror Devolli ( Receta gatimi nga Saimira )
Lakror Devolli. Receta gatimit është dërguar nga Saimira 18 nëntor 2013. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lakror devolli duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
300 gr miell,
1 gote ujë të vakët,
250 gr kos,
kripë,
1 e 1/2 lugë kafeje sodë,
Për mbushjen:
3 vezë
300 gr kos
100 gr djathë i bardhë
Përgatitja
1
Zemë brumin. Vendosim miellin në tasin e gatimit, hapim një hapsirë, shtojmë sodën, kripën. Hollojmë kosin me gotën e ujit, shtojmë pak nga pak në miell duke mbledhur dhe formuar një brumë elastik.
2
Ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta, hapim me hapësin e petëve një petë në madhësinë e tepsisë të furrës .
3
Përgatitim mbushjen: Përzjejm kosin me vezët dhe djathin dhe pak kripë sa të bashkohen mirë, hedhim mbushjen në tepsi ku shtruam petën e parë, hapim edhe petën e dytë, shtrojmë nga sipër, spërkatim me gjalp dhe pjekim në 200 gradë C deri sa të skuqet lart e poshtë.