Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Tave me spinaq dhe veze

Tavë me spinaq e vezë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Tavë me spinaq e vezë. Receta e gatimit për tavë me spinaq e vezë është dërguar nga Brikena Metaj 22 prill 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për tavë me spinaq klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tavë me spinaq e vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim

20712 shikime

Tave me spinaq dhe veze

Përbërësit

1 kg spinaq

6 kokrra vezë

1 qepë

100 ml qumësht

2 lugë parmixhano të grirë

vaj, kripë, piper

Përgatitja

1

Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kaurdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile.

2

E heqim tiganin nga zjarri. Thërrmojmë djath të bardhe dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper.

3

Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra).

4

Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë, Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: