Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sfoliat me patate ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Sfoliat me patate. Receta e gatimit për sfoliat me patate është dërguar nga Brikena Metaj 30 shtator 2014. Foto © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me peta sfoliat klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sfoliat me patate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg patate
200 g speca jeshilë e te kuq
Salçiçe
Guda
Petë sfoliat
Qumësht ose pana
1 vezë
Përgatitja
1
Presim patatet e qëruara në rripa të gjerë, po kështu edhe specat. I kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri sa të fillojnë të zbuten pak. I heqim nga zjarri dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe salçiçe apo proshutë, por mund të bëhet edhe pa to për vegjetarianët.
2
Në tepsinë prej qelqi shtrojmë një letër pjekje dhe mbi të petën sfoliat. Mbi sfoliat hedhim përzierjen. Shtrojmë me kujdes.
3
Në një enë tjetër përziejmë 1 gotë qumësht ose 1 kuti pana të vogël me një vezë dhe pak kaçkavall të grirë, piper dhe pak kripë. Nëse djathi është shumë i kripur mund ta anashkaloni përdorimin e kripës. (Personalisht kripën e përdor në sasi shumë të vogël në çdo gatim).
4
Mbulojmë në përfundim me guda të grirë. Mbyllim anët e petës sfoliat dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
Ju bëftë mirë!
Ju bëftë mirë!