Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kek me portokalle

Kek me portokalle, një ëmbëlsirë ndryshe nga të tjerat ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Kek me portokalle. Receta e gatimit për kek me portokalle është dërguar nga Brikena Metaj 17 shkurt 2014. Fotot © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kek me portokalle duke ndjekur udhëzimet në vijim

4814 shikime

kek me portokalle

Përbërësit

400 gr portokalle me cipë të hollë

200 gr bajame të grira

150 gr sheqer

400 gr miell

6 vezë

2 lugë maja ëmbëlsirash

Vanilje

Mbulesa:

20 gr gjalpë

120 gr kuverturë

1 lugë pana

Përgatitja

1

Lajmë portokallet dhe i vendosim në një tenxhere. Mbulojmë me ujë të ftohtë të mjaftueshëm dhe ziejmë në zjarr mesatar për rreth 2 orë, deri sa të zbuten. Pasi ftohen në ujin e zierjes, kullojmë dhe presim në copa duke hequr farat.

2

Grijmë portokallet në mixer dhe në purenë e krijuar shtojmë vezët dhe sheqerin. Më pas edhe bajamet, miell, maja duke përzier me kujdes sa të bëhet një masë homogjene.

3

Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hedhim përzierjen. Pjekim 60 min në furrë të parangrohur në 180 gradë. Më pas e heqim nga forma dhe e lëmë të ftohet.

4

Mbulesa: Shkrijmë në banjëmari çokollatën kuverturë të copëzuar, shtojmë gjalpë dhe pana. E shtrojmë mbi kek ende të ngrohtë dhe pasi ngrin zbukurojmë me feta portokalli dhe bajame të grira.
Ju bëftë mirë

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: