Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torta sbriciolata me nutella

Torta sbriciolata me nutela ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Torta sbriciolata me nutela. Receta e gatimit për torta sbriciolata me nutella është dërguar nga Leonora Pane 6 shkurt 2015. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim torta sbriciolata me nutella duke ndjekur udhëzimet në vijim

620 shikime

torta sbriciolata me nutella

Përbërësit

350 gr miell,

130 gr sheqer,

80 gr gjalp (i shkrirë)

1 vezë,

1 pako vanilje,

1 pako maja për ëmbelsira,

50 gr lajthi (të bluara),

400 gr nutela,

Përgatitja

1

Në një tas hidhni të gjithë përbërësit, miellin, sheqerin, gjalpin, vezën, majanë, vaniljen, lajthitë, dhe perziejini mirë (nuk ka rëndësi se kë hidhni më parë) deri sa të formohen si therrime ose biskota të bluara,

2

merni një tepsi 24 cm lyeni me vaj dhe hidhni gjysmën e brumit të përgatitur dhe hapeni në të gjithë tepsinë pastaj hidhni nutelen,

3

hapeni në të gjithë siperfaqen dhe siper shtoni pjesën tjetër të brumit të thërmuar duke mbuluar të gjithë nutelën dhe futeni në furrë në 180° për 30 minuta. Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: