Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave me patellxhane

Tavë me patëllxhanë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Tavë me patëllxhanë. Receta e gatimit për tavë me patëllxhanë është dërguar nga Leonora Pane 6 prill 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim tavë me patëllxhanë duke ndjekur udhëzimet në vijim

20016 shikime

tave me patellxhane

Përbërësit

6 patëllxhanë,

400 gr mish i grirë,

5 qepë,

6 domate,

rigon,

3 thelpinj hurdhra,

kripë dhe piper i zi,

Përgatitja

1

Pasi t’i keni larë patëllxhanët prejini bishtin dhe pak te maja, pastaj prejini në mes për së gjati pa i ndarë në dy pjesë,

2

më pas hiqini edhe nga një rrip lëkure nga të dyja anët si në foto dhe vërini të skuqen pak me vaj nga të dyja anët pastaj vërini në tepsi, po në të njejtin tigan shtoni edhe pak vaj dhe hidhni qepën të skuqet,

3

kur qepa të jetë skuqur mirë shtoni mishin e grirë dhe trazojini deri sa të skuqet edhe mishi, më pas hidhni domatet, pasi t’i keni qëruar lëkuren dhe grirë në rende ose në copa të vogla,

4

hidhni kripën dhe rigonin, pasi të ziejë pak domatja me qepën dhe mishin hiqeni nga zjarri dhe mbushini patëllxhanet të gjitha në mes ku i pretë më parë dhe pjesën tjetër të gjellës që ngelet hidheni rreth e qark patëllxhanëve,

5

shtoni 2 gota ujë dhe hudhrat e prera në mes duke i shpërndarë në gjellën rreth e qark patëllxhanëve, hidhini piperin e zi dhe futini në furrë në 220° për 20 – 25 minuta

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: