Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lepur me qepë ( Receta gatimi nga Saimira )
Lepur me qepë. Receta e gatimit për lepur me qepë është dërguar nga Saimira 10 tetor 2013. Fotot e huazuara sa per ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish lepuri klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lepur me qepë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 lepur ( i prerë në pjesë )
2 kg e 500 gr qepë të vogla
3-4 thelpinj hudhër
Salcë domatesh mbas dëshirës
2-3 gjethe dafine
Kripë dhe piper të zi
1/2 filxhan çaji me vaj ulliri
1 gote ujë
Rigon
2 lugë supe me uthull
Përgatitja
1
Vendosim të gjithë përbërësit më lart ne gaster ( ose në një tavë të thellë të mbuluar me letër alumin )
2
Lepurin të prerë në pjesë, qepët e pastruara dhe të pa prera siç janë, përdorni qepë të vogla sa një arrë
3
I përzjejm mirë me dorë, më pas i futim në furrë në 170 gradë C dhe e lemë për 2 orë e gjysëm.
4
Lepuri është gati kur në gaster nuk ka shumë lëngje.