Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me arra ( Receta gatimi dërguar nga Leonora Pane )
Biskota me arra. Receta e gatimit për biskota me arra është dërguar nga Leonora Pane 8 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota me arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell,
250 gr gjalp,
4 vezë,
100 gr arra të bluara,
arra në copa për t’i vënë sipër biskotave,
150 gr sheqer pluhur,
1 pako vanilje,
gjysëm pako maja për ëmbelsira dhe pak kripë,
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin e shkrirë dhe sheqerin, e trazojeni, më pas shtoni vezët, e trazojini prapë, hidhni miellin, vaniljen, majanë, arrat e bluara dhe kripën dhe vazhdoni t’i perzieni për disa minuta,
2
më pas merni një qese pastiçerie dhe hidheni brumin që përgatitet, e vendoseni në formë rrethi si në foto në një tepsi me letër furre,
3
sipër çdo biskote vendosni nga një copë arre dhe futini të piqen në furrë të nxehur në 180° për 15 minuta. Ju bëftë mirë