Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me kungull të verdhë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me kungull të verdhë. Receta e gatimit për byrek me kungull të verdhë është dërguar nga Ervina Saliu 22 tetor 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me kungull të verdhë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 kg kungull,
200 gr gjalp,
1 ml qumësht + 1 filxhan,
1 filxhan kefeje me vaj ulliri,
2 vezë dhe rreth 15 peta të pjekura( ne që nuk jetojmë ne shqiperi dhe nuk i gjejmë dot petët e pjekura i bëjmë vetë si peta byreku dhe i pjekim .
Përgatitja
1
Marim kungullin e pastrojmë nga lëkura dhe më pas e grijmë në rende. Vejmë gjalpin të shkrihet, shtojmë kungujt e grirë dhe i skuqim mirë për rreth 30 minuta, më pas i hedhim filxhanin e qumështit që më parë e kemi ngrohur që mos të pritet kur ta hedhim. E lejmë për disa minuta akoma dhe e heqim.
2
Në një tavë të madhe hedhim qumështin, vezët, vajin dhe kripë dhe i përziejm, marim petët i lagim më parë në qumësht dhe më pas i shtrojmë në një tavë, vendosim 5 poshtë, më pas hedhim gjellën vendosim 3 të tjera dhe shtresën e fundit të gjellës dhe më pas petat e mbetura, por më parë duhet të lagen me qumështin. Kur ti kemi mbaruar i hedhim qumështin e mbetur nga lart dhe e pjekim në 200 gradë rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë