Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel pjeshke ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Reçel pjeshke. Receta e gatimit për reçel pjeshke është dërguar nga Silvana Belishaku 24 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel pjeshke duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg pjeshka,
750 gr sheqer,
1 gotë ujë,
lëkurën dhe lëngun e 1 limoni,
1 lugë kafeje kanelle.
Përgatitja
1
Pastrojmë pjeshkët dhe i presim në copa, i hedhim në tenxhere, hedhim sheqerin, lëkurën e grirë të limonit dhe lëngun e limonit, 1 gotë ujë, 1 lugë kafeje kanellë,
2
i lemë të ziejn me zjarr të ulët për 1 orë e 30 minuta duke i hequr shkumën vazhdimisht. Kur të marë ngjyrë e të trashet e heqim dhe e lemë të ftohet. Ju bëftë mirë