Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
fergese me gjize

Fërgesë me gjizë ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Fërgesë me gjizë. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 2 gusht 2016. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për fërgesë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim fërgesë me gjizë duke ndjekur udhëzimet në vijim

11047 shikime

fergese me gjize

Përbërësit

200 gr gjizë

një kokërr domate

një kokërr qepe

një spec jeshil

një spec të kuq

një spec djegës

50 gr domate të vogla( qershi )

kripë

piper

një filxhan kafeje me qumësht

Përgatitja

1

Në një tigan hedhim një lugë gjalp dhe pak vaj dhe e vemë në zjarr. Hedhim qepët, specat dhe domatet të prera.

2

Pasi janë skuqur pak hedhim specin djegës dhe domatet e vogla, i kaurdisim pak dhe hedhim gjizën të tretur me qumësht, hedhim kripë dhe piper dhe e lemë sa të bëhet gati. Provojeni se bëhet shumë e shijshme.

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: