Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kallamarë të mbushura më djathë të bardhë ( Receta gatimi nga Ana )
Kallamarë të mbushura më djathë të bardhë. Receta gatimit është dërguar nga Ana 22 prill 2013. Fotot © Ana.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me kallamarë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kallamarë të mbushura më djathë të bardhë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
700 gr kallamarë të pastruara
300 gr djathë
3-4 speca të kuq
Përgatitja
1
Presim djathin dhe specat në forma të vogla kjo varet sipas kallamarëve. Mbushim kallamarët që më parë i kemi larë.
2
Hedhim kripën po jo shumë sepse djathi mund të jetë i kripur, vajin dhe piper kokërr sipas dëshirave, një gjysëm gote me ujë, i pjekim në 200 gradë C për një orë ose me grillë, kush i dëshiron të skuqura i lyejmë kallamarët me pak miell dhe i skuqim në tigan me vaj.
3
Këtë pjatë e shoqerojmë me sallatë jeshile dhe makarona spageti.
4
Gjithmonë gjërat e detit i shoqerojmë me verë të bardhë. Një recetë shumë e thjeshtë dhe pëlqehet shumë nga fëmijet. Ju bëftë mirë