Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Çyrek për pashkët ( Receta gatimi nga Ana )
Çyrek për pashkët. Receta gatimit është dërguar nga Ana 30 prill 2013. Foto © Ana
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira për festa klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim çyrek për pashkët duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
50 gr gjalp
175 gr qumësht
90 gr sheqer
1 vezë
1 të verdhë veze
20 gr maja
380 gr miell i fortë
1 vezë për lyerjen nga sipër
5 gr mastiha
5 gr mahlepi
bajame të grira hollë për spërkatjen nga sipër
Përgatitja
1
Në një tenxhere ngrohim qumështin, gjalpin, sheqerin, mastihen dhe mahlepin ( kujdes që mos digjet dhe mos të kalojë temperaturën mbi 50 gradë )
2
e heqim nga zjarri dhe hedhim majanë dhe miellin, punojmë brumin derisa mos na ngjitet nëpër duar ( kush dëshiron përdor mikser )
3
Vendosim brumin në një ambient të ngrohtë për 1-2 orë derisa të fryhet.
4
Mbas orës që ju duket e përshtateshme punojmë brumin pak me kujdes dhe e ndajmë në 3 ( topa ) bëjme ( 3 bastuna ),
5
i lidhim gershet vendosim brumin ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe e lemë përsëri të fryhet në vend të ngrohtë të mbuluar me picetë,
6
ngrohim furrën në 170 gradë C me pak qumësht dhe vezë lyejme çyrekun nga sipër dhe hedhim bajamet e grira feta e pjekim për 45 – 50 minuta. Ju bëftë mirë. Gëzuar pashkët