Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë kosi me mish pule ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Tavë kosi me mish pule. Receta e gatimit për tavë kosi me mish pule është dërguar nga Silvana Belishaku 3 tetor 2013. Foto © Silvana Belishaku.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tavë kosi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë kosi me mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pulë
1 lt kos
6 vezë
2 lugë gjelle me miell
50 gr gjalp
erza sipas dëshirës
Përgatitja
1
Presim pulën dhe e vemë të ziej me pak kripë, një gjethe dafine dhe pak vaj ulliri, më pas e vëmë pulën në tepsi dhe e skuqim me gjalp.
2
Në një enë rrahim vezët me kosin, më pas në tenxhere hedhim gjalp dhe zverdhim 2 lugë gjelle me miell, hedhim vezën me kos, i lemë sa të trashen duke i trazuar,
3
në lëngun ku kemi zier pulën shtojmë 2 lugë oriz, e ziejm, e hedhim lëngun në tepsi, shtojmë edhe kosin, hedhim kripë, e fusim në furrë 220 ° sa të marë ngjyrë. Ju bëftë mirë