Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
supe krem patate me pule

Supë krem patate me pulë ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Supë krem patate me pulë. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 29 korrik 2016. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim supë krem patate me pulë duke ndjekur udhëzimet në vijim

4991 shikime

supe krem patate me pule

Përbërësit

500 gr pulë,

500 gr patate,

1 kokërr qepe,

1 spec,

dafinë,

rozmarinë, kripë, piper, një thelb hurdhër, manjaanoz e 50 gr thelbinj arra

Përgatitja

1

Në një tenxhere hedhim pulën me pak gjalp e vaj dhe thelbin e hurdhrës, e kaurdisim pak, i hedhim kripë, piper, ujë dhe e lemë të ziej për 5 minuta, pastaj hedhim patatet, qepën, dafinën, rozmarinën dhe e lemë në zjarr deri sa të zien perimet.

2

I heqim nga zjarri patatet, specin, qepën. hurdhrën, arrat i hedhim në blender, pasi i kemi grirë i hedhim në tenxhere me lëngun e kulluar të pulës. Përgatitim supën, hedhim pulën, mandjanozin, limon dhe pak gjalp dhe e shërbejmë

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: