Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Paçe me kokë qingji dhe plënc ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Paçe me kokë qingji dhe plënc. Një recetë gatimi tradicionale për mëngjes. Receta e gatimit për paçe me kokë qingji dhe plënc është dërguar nga Silvana Belishaku 27 dhjetor 2013. Foto © Silvana Belishaku.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për mish qingji klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim paçe me kokë qingji dhe plënc duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kokë qingji
400 gr plënc
100 gr gjalp
2 lugë gjelle me vaj ulliri
3 gjethe dafine
4 thelpi hudhër
3 lugë gjelle me salcë domate
3 lugë gjelle me miell
spec djegës
Përgatitja
1
Lajmë mirë plëncin dhe kokën e qingjit, i vemë në tenxhere me ujë, më pas i hedhim 1 litër e gjysëm ujë, kripë, gjethe dafine, hudhrat dhe 2 lugë vaj ulliri,
2
i vemë të ziejn deri sa të ndahet mishi kokës nga kocka, i pastrojmë dhe heqim kockat, më pas në tigan hedhim gjalpin, shtojmë 3 lugë gjelle me miell, hedhim salcën, i përziejm pak,
3
më pas i hedhim në tenxhere, i hedhim specin djegës, rregullojmë me kripë, e lemë të ziej për 10 minuta dhe në fund hedhim 3 lugë uthull, e lemë të ziej edhe 5 deri në 10 minuta dhe është gati për servirje