Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kek me molla ( Receta gatimi nga Vesa Presheva )
Kek me molla. Receta gatimit është dërguar nga Vesa Presheva 10 shkurt 2013. Foto © Vesa Presheva
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Vesa Presheva klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me molla duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
4 ve
1 e 1/2 gotë sheqer
2 sheqer vanille
1 gotë kos
3/4 gotës vaj
1 e 1/2 baking powder
350 gr miell
Filli:
8 molla ( imtësohen në rende )
2 lugë te mëdha sheqer
Kanellë sipas shijes
Pak gjalp ose margarinë
Përgatitja
1
Vezët përzihen me mikser shtohet sheqeri bashkë me sheqer vanille pastaj kosi dhe vaji dhe ne fund mielli me bakin.
2
Mollat, sheqeri dhe buteri fërgohen deri sa të avullohet uji që mollat e lëshojnë pastaj shtohet kanella.
3
Gjysmën e brumit e hedhim në tepsi të madhe e pjekim në furrë të nxehtë 200 gradë C për 5 minuta (sa të forcohet peta) pastaj fillin e përgaditur nga mollat e hedhim sipër dhe mbi molla gjysmën e tjetër te brumit. Temperaturën e ulim në 150gradë dhe e pjekim. Pasi ftohet mbi i shtojmë sheqer pluhur.
Shërbehet e ftohtë