Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pule me oriz ne tave

Pulë me oriz në tavë ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Pulë me oriz në tavë. Receta e gatimit për pulë me oriz në tavë është dërguar nga Bukurie Nexhipi 27 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me oriz në tavë duke ndjekur udhëzimet në vijim

7599 shikime

pule me oriz ne tave

Përbërësit

1 pulë

2 gota oriz

1 qepë

1 lugë kafeje me borzilok të thatë ose menderz

20 gr gjalp

Piper, kripë

4 gota ujë

Përgatitja

1

Në një tigan me 2 lugë vaj skuqim pulën sa të mari pak ngjyrë, e heqim pulën e hedhim në një tenxhere dhe hedhim qepën ( që e kemi grirë hollë ) e lemë sa të zverdhet dhe e hedhim mbi pulë, hedhim ujë, erzat dhe e ziejm sa të zbutet mishi.

2

Ndërkohë në një tavë hedhim orizin dhe gjalpin dhe i vendosim në furrë derisa të mari pak ngjyrë ( duhet ta trazojmë shpesh ) kur mishi të jetë gati e vendosim në tavë dhe i hedhim edhe lëngun e mishit ( qe e masim me gota që kemi hedh orizin ) nëse është pak lëng nga mishi, pjesën tjetër e shtojmë ujë. Duhet të hedhim 4 gota. E pjekim në 200 gradë C gjer sa ta shikojmë që e ka pirë të gjithë ujin.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: