Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kifle Shtëpie ( Receta gatimi nga Julia )
Kifle Shtëpie. Receta gatimit është dërguar nga Julia 25 shtator 2013. Foto © Julia
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Julia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për briosh klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim klife shtëpie duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1/2 litra qumësht të vakët
6 lugë sheqer
Pak “tharm” apo e tëenë ndryshe “maja” ( përdoret për zënien e brumit )
1 kg miell
4 vezë
1 dl vaj ( dl = masë matese, 1 deciliter = 1000 mililitër apo 0.100 litër )
pak kripë
Përgatitja
1
Në gjysëm litri qumësht të vakët hidhni 6-të lugë me sheqer, shtojmë edhe tharmin dhe prisni të vijë.
2
Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 4 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.
3
Kur brumi të vijë e ngjeshim dhe e ndajmë në 2 pjesë nga të cilat bëjmë 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 pjesë.
4
Mbi çdo copë të petës vëmë reçel ose çokokrem
5
I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle.
6
Kiflet i rendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj dhe sipër kifleve i lyejm me vezën e rrahur dhe i pjekim. Ju bëftë mirë