Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
klife

Klife ( Receta gatimit nga Julia )

Klife. Receta gatimit është dërguar nga Julia 2 shtator 2013. Foto © Julia

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Julia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për briosh klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim klife duke ndjekur udhëzimet në vijim

5135 shikime
klife

Përbërësit

300 ml qumësht
2 vezë
2 luge të mesme sheqer ( lugë e mesme = lugë supe )
1 lugë të mesme kripë
tharm apo maja për brumin ( një lugë të mesme )
1 filxhan të vogël vaj
Miell sipas dëshirës

Përgatitja

1
Hedhim miellin në një enë dhe në të hapim një vrimë me gisht në të cilën e hedhim kripën, sheqerin dhe tharmin ( majanë ).
2
Në një enë tjetër i hedhim të dy vezët bashkë me qumështin dhe vajin.
3
Punojmë brumin dhe pasi të bëhet masa homogjene e lemë brumin të pushojë në një vend të ngrohtë që të vijë, e lemë për rreth 30 minuta ose nëse dëshironi e përgatisni në mbrëmje, e mbështillni me një letër plastike të cilën e keni lidhur vetëm në majë ( që të ketë hapsirë brumi kur të fryhet ) dhe e lini të pushojë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do e keni gati.
4
Pasi të vije brumi e marrim dhe e ndajmë në 4 pjesë të cilat pastaj i hapim me t’holluese ( pec, okllai ) dhe e prejmë në diagonale në mënyrë që të bëhen trekëndësha të vegjël.
5
I hedhim një lugë të mesme ( lugë supe ) marmeladë, ose pak djath të bardhë dhe i mbështjellim duke filluar nga fundi ( nga prej pjesës së gjerë ) në drejtim të majës.
6
I renditim një nga një në tepsi të lyer me pak vaj.
7
Me anë të një furçe kuzhine, i lyejm me të kuqin te vezës dhe sipas dëshirës i shtojmë edhe pak susam.
8
I pjekim. Ju bëfshin mirë

Julia ka dërguar në KuzhinaIme.al disa receta receta gatimi me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat gatimit nga Julia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: