Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byreçka me spinaq ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byreçka me spinaq. Receta e gatimit për byreçka me spinaq është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byreçka me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për brumin:
2 gota miell
2 lugë uthull
2 lugë vaj
kripë
ujë sa të mari
Për gjellën duhen:
500 gr spinaq
100 gr djath të bardhë ose gjizë
1 vezë
nenexhik
2 lugë gjelle me vaj
Përgatitja
1
I hedhim të gjithë përbërësit në një tas dhe zemë brumin. E mbledhim me picetë dhe e fusim në figorifer gjer sa të përgatisim gjellën.
2
Lajmë mirë spinaqin, e vemë në tenxhere pa vaj dhe e lemë të zij gjer sa të mos ketë më lagështi. E heqim, i hedhim djathin, nenexhikun, i përziejm dhe më pas i hedhim vezë dhe vajin. Nxjerim brumin nga figoriferi, e hapim në një petë të madhe jo shumë të hollë. Me ndihmën e një gote i presim një nga një. Në cep të çdo pete hedhim një lugë gjelle, i lagim cepat me pak ujë dhe kthejmë cepin. Me ndihmën e një piruni mbyllim cepat dhe i skuqim në vaj të nxehtë.