Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kembe pate

Këmbë pate ( Recetë tradicionale Çame, dërguar nga Luljeta Gjyzeli )

Këmbë pate. Recetë tradicionale Çame, dërguar nga Luljeta Gjyzeli 21 shtator 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim “këmbë pate” duke ndjekur udhëzimet në vijim

1168 shikime
kembe pate

Përbërësit

200 gr miell
2 kokra vezë
1 gotë sheqer
1 gotë uji me vaj

Përgatitja

1
Zemë brumin me miell, vezë dhe vaj, e lemë 2 orë të vijë. Ndajmë brumin në topa, çdo top e hapim në petë e cila duhet të jetë pak më e trashë nga peta e byrekut. Petët i presim në kuadrata 10 cm.
2
Në një anë e mbledhim me dorë derisa të na krijohen rrudha si në foto. Vemë shërbetin të ziej, sa të shkrijë sheqeri, të bëhet një shërbet i hollë.
3
Vemë tiganin me vaj të nxehet dhe skuqim petët e përgatitura.
4
Vazhdojmë punën duke skuqur një petë e duke e hedhur në sherbetin e sapo përgatitur i cili është akoma i nxehtë. Eshtë një recetë e thjeshtë dhe e shijshme!

Luljeta Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 16 receta gatimi në me fotot origjinale të gatimeve të saj, midis tyre disa receta gatimi tradicionale të çamërisë. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: