Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
liker manarine

Liker mandarine ( Receta për pije nga Brikena Metaj )

Liker mandarine. Receta për liker mandarine është dërguar nga Brikena Metaj 25 janar 2014. Foto © Brikena Metaj

Eshtë gjithmonë shumë herë më mirë t’u shërbesh miqve të tu gatime bio dhe të përgatitura vetë. Në këtë rast po ju ofroj një recetë likeri që përgatitet shumë thjesht dhe me pafundësi shijesh. Ju mund të eksperimentoni sipas dëshirës. Deri tani unë kam përgatitur liker manderine, kumbulle, luleshtrydhe dhe shege. Në të gjitha rastet frutat kanë qenë bio, por kjo nuk duhet t’u ndalojë në eksplorimin e shijeve. Nëse likerin nuk e doni shumë të ëmbël mund të pakësoni sasinë e sheqerit.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta për pije klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim liker mandarine duke ndjekur udhëzimet në vijim

1072 shikime

liker manarine

Përbërësit

500 ml konjak

500 gr sheqer

500 gr manderina

Përgatitja

1

I përziejmë të tre përbërësit bashkë në nja kavanoz qelqi, shtojme karafil dhe mbyllim enën mirë.

2

E vendosim në një vend të errët dhe të freskët për 40 ditë. E përziejmë çdo ditë. Në fund të fermentimit e kullojme dhe është gati për t’u shërbyer.

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: