Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Ashure me shegë ( Receta gatimi nga Dafina Tushaj )
Ashure me shegë. Receta gatimit është dërguar nga Dafina Tushaj 12 gusht 2013. Foto e huazuar sa pë ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Dafina Tushaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ashure klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim ashure duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 gotë grurë i bardhë për ashure
1 gotë sheqer
pak kripë
2-3 lugë gjelle niseshte
1 lugë gjelle kanellë
50 gr rrush i thatë
1 filxhan çaji me reçel fiku
100 gr arra të grira
4-5 karafila
Përgatitja
1
Marim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi larë, shtojmç 2.5 litra ujë dhe e vemë të ziej me zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri.
2
Hedhim kripën, sheqerin, rrushin e thatë, reçelin e fikut të grirë, kanellën, karafilat dhe gjysmën e arrave të grira.
3
Marim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashkë me pak ujë dhe e nakatosim masën dhe ja shtojmë tenxheres në zjarr
4
Sa kthen një valë 2 minuta e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim nga arrat e mbetura dhe nga pak kanellë, e lemë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të mari shijen e duhur