Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Mish qengji me patate ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Mish qengji me patate. Receta e gatimit për mish qengji me patate është dërguar nga Bukurie Nexhipi 23 janar 2014. Foto © Bukurie Nexhipi.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për gjellë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mish qengji me patate duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
800 gramë ose 1 kg mish qengji
4 patate të mëdha
1 qepë
2 lugë gjelle me salcë domate
2 thelpi hurdhër
piper të zi, piper të kuq
menderz të thatë
kripë
Përgatitja
1
Në tenxhere hedhim pak vaj dhe skuqim mishin mirë nga të gjitha anët.
2
Më pas hedhim qepën e grirë hollë, e lemë sa qepa të zverdhet, hedhim salcë, hurdhra, kripë, piper të kuq e të zi, hedhim 1 litër ujë dhe e lemë gjer sa mishi të ziej.
3
Më pas i shtojmë përsëri ujë dhe e lemë sa të thyej valë, hedhim patatet të prera në copa të mëdha dhe e lemë në zjar të ulët sa të jetë gati.
4
Në fund i hedhim menderz të thatë. Ju bëftë mirë
Bravo jeni emrekullueshme