Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Trahana ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Trahana. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 3 gusht 2016. Foto © Natasha Velia
Eshtë koha për përgatitjen e zajreve të dimrit. Sot bëmë çorbën. Ka çorbë të ëmbël ( që bëhet me qumësht dhe çorbë të thartë që bëhet në kos ) Unë e përgatita me kos.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për trahana klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim trahana duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
5 kg miell( mundësisht miell gruri i bluar në fabrikë )
3 litra kos
1 kg domate
kripë
Përgatitja
1
Kosit i hedhim kripë dhe lëngun e domates dhe e lemë të vijë. Marim miellin, hedhim kripë, brumin e ardhur dhe zemë çorbën me kosin, brumin e zemë të fortë dhe e hedhim në kovë ose në një thes të pastër,
2
brumin e lemë rreth 5-6 ditë, e shtypim 3 herë në ditë që të mos zërë kore. Kur është fermentuar e ndajmë në kuleç të vegjël dhe i lemë në diell sa të thahet, e shkoqim dhe e sitim me sitë të rrallë.
3
Çorbën e bërë e hapim në çarçaf të pastër dhe e lemë në diell derî sa të thahet. E ruajm në qese beze dhe e përdorim në dimër.