Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Japrak ose dollma sipas krahinës tonë ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Japrak ose dollma sipas krahinës tonë. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 19 korrik 2016. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim japrak ose dollma me gjethe rrushi duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për 30 fleta rrushi:
1 tufë qepë të njoma,
200 gr oriz,
200 gr mish të grirë,
1 tufë lëpjetë të egër ( ose të buta )
madjanoz, dhjosmë( nenexhik )piper, krië,
1 gotë dhallë( kos të holluar )dhe 50 gr gjalp.
Përgatitja
1
Zihen gjethet e lihen mënjanë. Kaurdiset qepa sa të vyshken, hidhet mishi i grirë deri sa të avullojë uji, hedhim orizin, lëpjetët, dhjosmën, madjanozin, piper, kripë dhe një gotë ujë dhe e lemë të ziej pak.
2
Marim gjethet dhe vemë një lugë nga gjella e përgatitur, i mbështjellim dhe i vemë në tenxhere deri sa të përfundojë. Mbi japrakët hedhim pak kripë, vaj dhe gotën e dhallës, i vemë një pjatë mbi të, e mbulojmë dhe e vemë në zjarr të ngadalët. Pasi e shërbejmë e spërkatim me gjalp.