Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
recel portokalli

Reçel portokalli ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Reçel portokalli. Receta e gatimit për reçel portokalli është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim reçel portokalli duke ndjekur udhëzimet në vijim

3273 shikime

recel portokalli

Përbërësit

5 kokrra portokalli (me lëkurë të trashë)

lëngun e një limoni dhe sheqer (masën pak më poshtë dhe do e kuptoni përse)

Përgatitja

1

Marim portokallet, i lajmë mirë, i presim bishtin dhe i vemë në një tenxhere me ujë, nga momenti që marin valë i lemë 5 minuta.

2

I ndërrojmë ujin dhe i vemë prapë të ziejn, këtë gjë e përsërisim tre herë. Kur ta kemi përsëritur edhe të tretën herë, i marim dhe i lemë në ujë të ftohen pak.

3

I presim në mes në feta mesatare, i peshojmë. Sipas peshës së kësaj mase të portokalleve do përdorim edhe sheqerin. (Shembull: Janë 3 kg portokalle, atëherë do i hedhim 3 kg sheqer).

4

I vemë në tenxhere, i hedhim sheqerin nga lart dhe i lemë të ziejn në temperaturë të ulët. Reçeli është gati kur shërbeti të jetë trashur. Pothuajse te 30-40 minuta mban. Pesë minuta para se ta heqim i shtojmë lëngun e limonit.

Kategoritë

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: