Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Mish qingji me patate dhe karrota në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Mish qingji me patate dhe karrota në furrë. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish qingji klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mish qingji me patate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gramë ose 1 kg mish qingji
500 gr patate
2-3 karrota
1 filxhan çaji me vaj
piper, rigon, kripë
Përgatitja
1
Qërojmë patatet, karrotat i presim në copa të mëdha (nese gjeni patate kokërr vogël akoma më mirë se i vendosim si janë), shtojmë erezat dhe vajin, i përziejm, shtojmë edhe mishin duke i përzier.
2
I hedhim në tepsi, i shtojmë edhe 2 gota ujë. I mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim në 250 gradë rreth një orë. Pak minuta para se ti nxjerrim i heqim letrën e aluminit që të marin pak ngjyrë. Ju bëftë mirë