Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me gjalp ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Biskota me gjalp. Receta e gatimit për biskota me gjalp është dërguar nga Leonora Pane 30 mars 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të pergatisim biskota me gjalp duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell,
150 gr sheqer pluhur,
300 gr gjalp,
3 vezë,
1 pako vanilje,
gjysëm pako maja për ëmbëlsira
pak kripë,
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin (të shkrirë) dhe sheqerin dhe me një tel kuzhine përzjejeni mirë për disa minuta, pastaj shtoni vezët dhe punojeni prap, hidhni miellin, vaniljen, majanë dhe kripën dhe punojini mirë të gjitha për 5 minuta,
2
pastaj merni një qese pastiçerie me formën yll mesatare, mbusheni me brumin e përgatitur dhe dhe vendoseni në formë rrethi si në foto në një tepsi me letër furre, sipër çdo biskote vendosni nga një qershi dhe futini të piqen në furrë të nxehur në 180° për 15 minuta. Ju bëfshin mirë.