Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Byrek me mish

Byrek me mish (Receta nga Engjellushe Tusha)

Byrek me mish. Receta gatimit për byrek me mish është dërguar nga Engjellushe Tusha 25 maj 2015. Fotot © Engjëllushe Tusha.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me mish duke ndjekur udhëzimet në vijim

3779 shikime

Byrek me mish

Përbërësit

mish koke ose mish me kocka

kripë

vaj

miell ( sasia varet nga masa e tepsisë që do përdorni )

Përgatitja

1

Zakonisht bëhet me mish koke po unë kam përdorur mish me kocka.

2

E hedhim mishin në tenxhere, i hedhim pak kripë dhe pak vaj dhe ujë, e lemë të ziejë mbi 2 ose 3 orë deri sa mishi të këputet nga kocka.

3

Zemë brumin me ujë të vakët dhe e lemë për dy orë, kjo bëhet për arësye që petët të hapen shpejt.

4

Fillojmë hapim petët dhe i pjekim nga një mbi sobë dhe i futim në një qese. E nxjerrim mishin nga tenxherja, e bëjmë copa të vogla.

5

Hapim tre petë, i shtrojmë në tepsi, u hedhim edhe pak vaj që të mos ngjiten, marim petët e thata nga një, i njomim me lëngun e mishit, i coptojmë dhe i hapim në tepsi,

6

kështu bëjmë gjysmat e petave të pjekura, pastaj hedhim një serë nga mishi që kemi coptuar,

7

shtrojmë prapë petat e pjekura, hedhim prapë mish, gjithmonë pas petave hedhim dhe pak vaj, në fund shtrojmë edhe dy petë të njoma.

8

E futim në furrë dhe e pjekim me 200 gradë temperaturë sa të fillojë të skuqet, pastaj e ulim në 180 gradë.

Engjëllushe Tusha ka dërguar në KuzhinaIme.al 9 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Engjëllushe Tusha.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: