Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kek me mollë ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Kek me mollë. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 4 prill 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ëmbëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 dhe 1/2 filxhan çaji me miell që fryhet vetë ( ka baking powder brenda )
1 lugë kafeje baking powder
1 filxhan çaji me sheqer
125 gr gjalp ose margarinë
4 vezë
lëkura e grirë e 1 limoni
3 lugë supe konjak ( në mungesë liker )
1/2 filxhan çaji me qumësht
5 mollë të pastruara, pa fara, të prera në feta rrumbullake ose 1/2 e henës
1 filxhan çaji arra të prera trashë
1/2 filxhan çaji stafidhe të zeza
1 lugë supe kanellë
1/2 lugë kafeje karafil pluhur
2 lugë gjalp ose margarinë
1/2 filxhan çaji sheqer ngjyrë kafe
Përgatitja
1
Ngrohim furrin në 200 gradë për 15 minuta. Vemë në një tepsi 2 lugë gjalp
dhe e shkrijmë në furrë për 2-3 minuta. Shtrojmë mollët në tepsi duke e mbuluar të tërën dhe pudrosim me 1/2 filxhan çaji sheqer, kanellë, arra e stafidhe. Veme tepsinë prapë në furrë për 10 minuta
dhe e shkrijmë në furrë për 2-3 minuta. Shtrojmë mollët në tepsi duke e mbuluar të tërën dhe pudrosim me 1/2 filxhan çaji sheqer, kanellë, arra e stafidhe. Veme tepsinë prapë në furrë për 10 minuta
2
E sitim miellin dhe e përzjejm me baking powder. Vemë në një tas gjalpin e sheqerin dhe i rrahim gjersa të zbardhen. Shtojmë të verdhat e vezëve, lëkurat e limonit, konjak, qumësht.
3
Rrahim të bardhat marenge. E hedhim marengën te masa në tas dhe e perziejm shumë lehtë. Shtojmë miellin pak e nga pak.
4
E përzjejm lehtë të bëhet masë homogjene gjersa të përfitojmë një brumë si i kekut. E hedhim brumin mbi mollët. E pjekim në 180 gradë për 1 orë e kur keku është gati, e kthejmë përmbys, që të jenë mollët sipër