Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pandespanjë e regjur me lëng portokalli ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Pandespanjë e regjur me lëng portokalli. Receta e gatimit për pandespanjë të regjur me lëng portokalli është dërguar nga Silvana Belishaku 26 tetor 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ëmbëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pandespanjë të regjur me lënf portokalli duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
6 vezë
6 lugë sheqer
6 lugë miell
lëkurën e grirë të 2 portokajve
1 pako vanilje
Për shurupin na duhet:
3 portokalle
5 lugë sheqer
1 gotë ujë
karafil për aromë
Përgatitja
1
Rrahim të bardhat e vezës me pak kripë, më pas shtojmë sheqerin pak nga pak, i hedhim të verdhat e vezës një e nga një, i rrahim akoma, më pas hedhim miellin pak e e nga pak nga një lugë duke e situr dhe trazuar ngadalë të mos bie volumi, hedhim vaniljen, lëkurën e portokallit, më pas në tepsi shtojmë letër kuzhine, hedhim brumin dhe e pjekim në 180° për 20 minuta
2
Bëjmë shurupin: Marim lëngun e portokallit hedhim 1 gotë sheqer dhe 3 gota ujë dhe karafil, i lemë të ziejn sa të trashet, më pas e lemë të ftohet dhe ja hedhim pandespanjës, e zbukurojmë sipër sipas dëshirës.