Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Turshi me lakër ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Turshi me lakër është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Turshi me lakër
Përbërësit
1 lakër,
500 gr speca të kuq,
500 gr speca të verdhë,
500 gr karota,
majdanoz,
piper kokërr,
2 limona,
2 gota uthull,
gjethe dafine,
1 spec djegës,
1 lt vaj ulliri,
2 gota ujë,
2 filxhan kafeje kripë kokërr madhe,
5 thelpi hudhër.
Përgatitja
1
Lajmë specat, karrotat dhe i grijmë në rripa të hollë, më pas grijmë karrotën në rrathë, pastrojmë lakrën dhe e grijmë, limonin e presim në feta të holla,
2
grijmë majdanozin, në një tenxhere hedhim 2 gota uthull, 2 gota ujë, 2 filxhanë me kripë dhe i vemë të zjejn sa të marin valë, hedhim specat, i lemë 2 minuta të ziejn dhe i nxjerim me rrjetë kuzhine, hedhim karrotat, po kështu veprojmë, i lemë sa të ftohen,
3
më pas i përziejm të gjitha së bashku, i hedhim të gjitha erezat dhe i shtrojmë në vazo duke hedhur nga pak kripë, në fund ujin me uthullën që kemi zier më parë e ftohim dhe e hedhim në turshitë,
4
i hedhim vajin sa të mbushet ena, i vulosim mirë dhe i lemë 5 ditë në vend të freskët dhe janë gati për servirje. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për turshi me lakër është dërguar nga Silvana Belishaku 25 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku