Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
gjelle me presh

Gjellë me presh dhe mish viçi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Gjellë me presh është një recetë gatimi popullore Shqiptare e stinës së dimrit. Kjo është një nga 5 + recetat e gatimit për gjellë me presh dërguar në KuzhinaIme.al

Gjellë me presh dhe mish viçi

29230 shikime
gjelle me presh

Përbërësit

600 g mish viçi,
1 kg presh,
3 lugë supe me salcë domate,
4-5 lugë vaj ulliri,
ujë,
piper të zi dhe kripë,

Përgatitja

1
Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vajin dhe prasin pasi ti keni prerë në rrota të trasha, pasi të jenë skuqur mirë nga të dyja anët hiqini vetëm prasin, jo vajin dhe hidhini me një enë,
2
në tiganin ku skuqet preshin hidhni mishin të prerë në copa të vogla si në foto dhe vëreni në flakë mesatare të mbuluar me kapak deri sa të jetë tharë uji që lëshon mishi dhe të filloj të skuqet,
3
më pas shtoni salcën, kripën dhe lëreni për 3-4 minuta, pastaj hidhni një gotë ujë dhe lëreni të ziej deri sa të thahet uji për arësye se mishi do më shumë kohë të ziej se sa prasi,
4
pastaj shtoni prasin që skuqët më parë, shtonie dhe 2 gota ujë përsëri dhe lëreni prapë të ziej, 2-3 minuta para se ta hiqni gjellën nga zjarri hidhni piperin e zi dhe pas disa minutash është gati. Ju bëftë mirë

Receta e gatimit për gjellë me presh dhe mish viçi është dërguar nga Leonora Pane 26 janar 2015. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për gjellë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

    Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

    Lini një Përgjigje

    Kuzhinaime.al
    Mbylle hapjen e plotë
    %d bloggers like this: