Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjellë me presh ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Gjellë me presh është një recetë gatimi popullore Shqiptare e stinës së dimrit. Kjo është një nga 5 + recetat e gatimit për gjellë me presh dërguar në KuzhinaIme.al
Gjellë me presh
Përbërësit
3 presh,
1 karrotë,
1 patate,
200 gr domate,
300 gr mish viçi,
ereza,
majdanoz,
piper,
1 kub supe.
Përgatitja
1
Presim në rrathë preshin, karrotën dhe në katrore pataten dhe mishin e skuqim në tigan me 4 lugë vaj ulliri, preshin me kujdes, i trazojmë ngadalë mos të prishet forma,
2
më pas i hedhim në tenxhere me presion, në të njëjtin tigan skuqim mishin me karrotat dhe patatet, i hedhim domatet e grira, erezat dhe i hedhim në tenxhere,
3
hedhim kubin e supës, kripë, ujë sa ti mbulojmë, e mbyllim tenxheren dhe i lemë për 35 minuta. Sipas dëshirës në pjatë mund ti hedhim lëng limoni. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për gjellë me presh është dërguar nga Silvana Belishaku 18 tetor 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për gjellë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu