Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Omletë në furrë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Omletë në furrë. Receta e gatimit për omletë në furrë është dërguar nga Silvana Belishaku 26 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim omletë në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
6 vezë
4 patate
1 spec të verdhë
1 /2 qepe
100 gr djath të grirë
4 lugë vaj ulliri
1 lugë galetë (bukë të grirë)
3 lugë gjelle me qumësht
majdanoz, piper, kripë
Përgatitja
1
Presim në rrathë patatet, qepën dhe specin, i skuqim në tigan me 4 lugë vaj ulliri, i hedhim një gotë ujë dhe i lemë të ziejn për pak minuta.
2
Në një enë rrahim vezët me kripën, piperin, djathin e grirë, shtojmë qumështin dhe bukën e grirë, grijmë majdanoz,
3
hedhim masën që kemi skuqur në një tepsi të lyer me vaj, sipër hedhim vezët, përziejm që të bashkohet masa dhe e fusim të piqet në furrë të nxehur për 15 minuta. E lemë të ftohet dhe omleta është gati.