Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Revani me Niseshte (Hasude) ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Revani me niseshte ( Hasude ), një ëmbëlsirë popullore. Receta e gatimit për revani me nisheshte ( hasude ) është dërguar nga Silvana Belishaku 19 gusht 2013. Foto © Silvana Belishaku.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për revani klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim revani me niseshte ( hasude ) duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 kg qumësht,
500 gr niseshte,
500 gr sheqer,
250 gr gjalp
Përgatitja
1
Në një tenxhere të thellë hedhim niseshten dhe sheqerin, i përziejm sëbashku, më pas shtojmë qumështin pak nga pak duke i trazuar.
2
E vemë tenxheren në zjarr të lartë dhe e trazojmë vazhdimisht me lugë druri.
3
Kur masa të fillojë të trashet, ulim flakën e zjarit, shtojmë gjalpin dhe e përziejm akoma për gati 10 minuta.
4
Më pas në një tepsi të lyer me gjalp hedhim masën e përgatitur dhe në një pjatë të thellë hedhim një lugë niseshte dhe 1/2 gotë qumësht dhe i tresim dhe lyejm duart dhe hapim ashtu të nxehtë masën, duhet të njomim vazhdimisht duart që ta hapim sa është e nxehtë.
5
E spërkasim sipër me sheqer, e fusim në furrë të parangrohur 220 ° deri sa të marrë skuqje. Shpresoj t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë