Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kek me çokollatë, arra dhe mjaltë ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Kek me çokollatë, arra dhe mjaltë. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 9 prill 2015. Fotot © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me çokollatë, arra dhe mjaltë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 dhe 1/2 filxhan çaji me miell,
1 dhe 1/2 filxhan çaji me sheqer ngjyre kafe,
3/4 filxhan çaji me gjalpë,
2/3 filxhan çaji me copa çokollate,
2/3 filxhan çaji me arra ,
2 vezë,
1 lugë gjelle me mjaltë,
1 dhe 1/2 lugë çaji me vanilje,
1 lugë çaji me baking powder (pluhur për pjekje, peciv, lievito),
1/4 lugë çaji me baking soda,
3/4 lugë çaji me kripë.
Përgatitja
1
Në fillim rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin e shkrirë, vaniljen, kripën ,arrat, çokollatën, mjaltin, pastaj shtojmë miellin e përzier me baking soda dhe baking powder.
2
Brumi është më i fortë se i kekut kështu që e shtrojmë me ndihmën e lugës, e pjekim në temperaturë 170 gradë për 20-25 minuta.