Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
mellenja me qull

Mëllënja me qull ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Para se të shpjegoj këtë recet do doja të tregoja pak histori përsa i përket kësaj recete shumë të vjetër. Kur ishim të vegjël jetonim në fshat. Gjatë periudhës së dimrit kur ishte shum ftohtë dhe në atë kohë nuk kishim shumë për të ngrënë, vëllai im dilte me llastik të vriste mëllenja. Po të sillte disa ne ishim të lumtur. Nganjëherë i zinte edhe me tulla. Vinte një tull drejt dhe tjetrën e përkulte, midis këtyre të dyjave vinte karthija ( shkopinj ), poshtë tullave vinte kokrra misri ose thërrime buke. E provoja edhe unë, por pa rezultat. Nuk e di cila ishte mjeshtëria e tij. Këto zoq apo mëllenja zakonisht mami im i bënte me qull. Tani dalim tek receta.

Receta gatimit është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 13 shkurt 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mëllënja klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim mëllenja me qull duke ndjekur udhëzimet në vijim

7031 shikime

mellenja me qull

Përbërësit

4-5 mëllenja,

4 lugë plot me miell,

vaj,

kripë,

piper,

hudhra,

bukë.

Përgatitja

1

Mëllënjat pastrohen, lahen dhe thahen mirë. Miret një tenxhere dhe hidhet pak vaj kaurdisen mirë, shtohet ujë gjersa të mbulohen plotësisht dhe kripë.

2

Mbulohet me kapak dhe i zihen për rreth 1 orë, fikët dhe lihet mënjanë. (Mëllenjat e blera zihen më shpejt). Ndërkohë përgatitet mielli. Miret një tigan dhe hidhet mielli, kaurdisim me zjarr të ulët gjersa të marrë ngjyrë arre, duhet pasur shumë kujdes për skuqjen e miellit se mjafton dhe gjysëm minuti më shumë dhe mund të digjet dhe bëhet i idhët.

3

Fiket zjarri dhe e lejmë të ftohet pak. Tek tigani hidhet pak nga pak lëng duke e trazuar shpejt, që të mos krijoj topa, pasi është bërë si krem, hiqen mëllenjat nga lëngu dhe shtohet kremi, përzihet mirë, ndizet zjarri dhe i shtohen hudhrat e shtypura dhe piper, zihet akoma për 10 min të tjera. Mëllenjat skuqen veç në tigan. Pjatën mund ta shërbeni me copa buke të thekura.

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: