Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qofte me patate ( Receta gatimi nga Saimira )
Qofte me patate. Receta e gatimit për qofte me patate është dërguar nga Saimira 18 dhjetor 2015. Fotot © Saimira.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me patate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg patate të ziera
1 kokërr vezë
2 feta buke të zbutura me ujë e të shtrydhura mirë
1 thelp hudhër
100 gr djathë të bardhë
4-5 lugë me miell
1 lugë të vogël pluhur për pjekje (baking powder, levito )
kripë, rigon, majdanoz i grirë hollë dhe piper të zi
Përgatitja
1
Shtypim mirë patatet. Shtojmë buken dhe të gjithë përbërësit me rradhë, i punojmë mirë e mirë me dorë.
2
Në një pjatë shtojmë pak miell. Marim nga masa e i bëjmë në toptha të vegjël, i kalojmë në miell më pas i skuqim në tigan të thellë me vaj.
3
Sapo të marin ngjyrë në njërën anë i kthejmë në anën tjetër. I vendosim në një pjatelë me letër kuzhine nga poshtë.