Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Spageti me midhje ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Spageti me midhje. Receta e gatimit për spageti me midhje është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 17 janar 2016. Fotot © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me midhje klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim spageti me midhje duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
400 gr spageti,
1 kg midhje,
2 domate të pjekura,
1 thelb hudhre,
majdanoz,
1 spec djegës,
4 lugë vaj ulliri,
1/2 gote verë.
Përgatitja
1
Domateve i heqim lëkurën i shtrydhim që ti heqim ujin dhe farat, i presim imët. Në një tigan të bollshëm hedhim vajin, specin djegës dhe hudhrën. Sapo hudhra të marrë ngjyrë e heqim dhe në të hedhim domatet, i kaurdisim për disa minuta, sa domatet të treten pak. I heqim nga tigani. Në të njëjtin tigan hedhim midhjet, zjarrin e ngrejmë dhe tiganin e mbyllim.
2
Sapo midhjet të hapen, i hedhim gjys gote ver të bardhë. Pas dy minutash e fikim zjarrin, filtrojm lëngun dhe bashkojm midhjet, domatet dhe majdanozin.
Ziejm makaronat, i kullojm dhe i hedhim tek midhjet, vazhdojm zierjen akoma për dy- tre min gjersa të thahet pak lëngu i midhjeve.
Spagheti me midhje janë gati. Ju bëftë mirë