Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Fantazi me qofte ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Fantazi me qofte. Receta e gatimit për fantazi me qofte është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 17 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fantazi me qofte duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Pëbërësit për qoftet:
500 gr mish të grirë ( viçi ),
1 kokërr qepë,
gjysëm dado sup pule,
1 fetë buke,
1 vezë,
nanaxhik,
kripë,
piper.
Për salçiçen duhet:
500 gr salsiçe e hollë,
rigon,
fara finoku,
verë të bardhë.
Për fasulet duhet:
fasule të zeza 300 gr,
1 karrotë,
gjysëm qepe,
1 këmbë selino,
vaj ulliri,
limon,
kripë,
piper,
xhinxher.
Përgatitja
1
Përgatitja e qofteve: Skuqim qepë lehtë me pak vaj dhe supë pule. Bukën e lagim me qumësht. Bashkojmë të gjithë përbërësit dhe përgatisim qoftet. I kalojmë me bukë të grirë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
2
Salsiçja mblidhet si në foto duke u ndihmuar me kunja që mos të lëviz. Hedhim pak vaj në tigan dhe vendosim salsiçen, i hedhim rigon dhe fara finoku. Pasi të jetë skuqur mirë shuhet me verë të bardhë. Lihet të skuqet për 10 minuta.
3
Fasulet vihen në ujë për 8 orë. Shpëlahen dhe vihen të zihen. Kur të jen zier kullohen dhe përzihen me përbërësit, karrota, selino dhe qepë të grira shumë hollë. Spërkaten me vaj, limon, krip, piper dhe xhinxher, mund ti shtojmë erëza që preferojmë. Kompletohet pjetanca dhe ju bëftë mirë