Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
makarona

Makarona me qofte ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Makarona me qofte. Receta e gatimit për makarona me qofte është nga Leonora Pane 4 shtator 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim makarona me qofte duke ndjekur udhëzimet në vijim

908 shikime
makarona

Përbërësit

mish viçi të grirë
bukë të grirë
rigon
majdanoz
piper të zi
kripë
vaj ulliri
qepë
karrotë
sedano
makarona (sasia varet për sa persona do përgatisni)

Përgatitja

1
Në një tas hidhni mishin e grirë, hudhrën e shtypur, (ose të grirë imët) rigonin, piperin, kripën, majdanozin, salcë domate, bukën e grirë dhe punojini mirë të gjitha, pastaj bëjini si qofte të vogla të rrumbullakta dhe vërini në një tigan të hapur me vaj ulliri e vërini në flakë mesatare,
2
kur të jenë skuqur mirë nga të dyja anët hidhni pak qepë, sedano e karrotë të grirë imët dhe lerini te skuqen per 5 – 6 min bashke me polpetat, pastaj shtoni salcen dhe nje gote uje, pak kripe e majdanoz dhe lëreni me flakë të ulët me kapak të zej, në një tenxhere vini ujin me kripë dhe zieni makaronat,
3
kur të jenë gati të ziera kullojini dhe hidhini në tiganin ku janë qoftet me salcën dhe trazojini vazhdimisht për 2 – 3minuta, pastaj hiqini nga zjarri dhe janë gati për tu servirur, kur ti hidhni nëpër pjata mund ti hidhni edhe djath të grirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: