Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
petulla

Petulla Kollozheku të mbushura me kërpurdha ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Petulla Kollozheku të mbushura me kërpurdha. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 25 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim petulla kollozheku të mbushura me kërpudha duke ndjekur udhëzimet në vijim

1054 shikime

petulla

Përbërësit

500 gr kërpurdha

400 gr salçiçe

500 gr beshamel

kripë dhe piper i zi

vaj ulliri

Për 12 petulla duhen:

1 kg qumësht

3 ose 4 gota uji me miell

2 vezë

1 kokërr hudhër

një lugë çaji me kripë dhe rigon

një lugë çaji me piper të zi

Përgatitja

1

Në një tas plastike i bashkojmë të gjitha përbërësit, hudhrat i grijmë dhe e shtojmë tek tasi.

2

Vemë në zjarr tiganin, e nxehim dhe me ndihmën e një furçe kuzhine e lyejmë me pak vaj.

3

Pasi ështe nxehur edhe vaji hedhim përbërjen në tigan, me ndihmën e një garuzhdeje dhe e hapim shpejt në gjithë tiganin dhe i pjekim në të 2-ja anët.

4

Marrim krepat, mund t’i bëni si në foto ose rrole, i mbushim me kërpurdhat dhe salçiçe dhe i vendosim në tepsinë e pjekjes, kështu veprojmë deri në krepën e fundit.

5

Kur i kemi vendosur të gjitha në tepsi shtojmë lart beshamel dhe i pjekim në furrë për 20 minuta.

Kategoritë

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: