Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pancake ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Pancake është një nga recetat e gatimit për mëngjes më popullore në Amerikë, shqip petulla. Kjo është një recetë gatimi e thjeshtë dhe e shpejtë të cilën fëmijët e preferojnë shumë. Kjo është një nga 3 recetat e gatimit për pancake dërguar në KuzhinaIme.al.
Pancake
Përbërësit
1 1/2 filxhan çaji me miell,
3 lugë gjelle me sheqer,
1 lugë çaji me pluhur për pjekje (baking soda),
1/4 lugë çaji me kripë,
2 vezë,
1 1/4 filxhan çaji me qumësht,
1/2 lugë çaji me vanilje,
3 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë
Përgatitja
1
Ne fillim rrahim vezët me sheqer, shtojmë kripën, vanilje, qumështin, gjalpin, pastaj miellin e përzier më parë me baking soda.
2
Skuqen në temperaturë 170 gradë (temperatura ka shumë rëndësi që të behen njesoj nga të dyja anët të gjitha petullat). Mund të shoqërohen me mjalt ose me shurup
Receta e gatimit për pancake është dërguar nga Yllka Papa 10 shkurt 2015. Fotot © Yllka Papa