Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë dheu ( Receta gatimi nga Xhensila Kodra )
Tavë dheu. Receta gatimit është dërguar nga Xhensila Kodra 8 shator 2013. Foto © Xhensila Kodra.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Xhensila Kodra klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tavë dheu klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisi tavë dheu duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish viçi ose mëlçi
1 qepë
300 gr djath të bardhë
4 lugë salcë kosi
3 domate
2 thelbinj hudhër
1/2 gote verë
3 lugë gjalp
rigon,piper, majdanoz, gjethe dafine
Përgatitja
1
Grijmë qepën imët dhe e hedhim në tenxhere, shtojmë mishin në copa të vogla. Pasi pijnë lëngun e tyre shtojmë verën.
2
Pasi shteron vera shtojmë domatet, erezat.
3
Në një tas përzjejme djathin me salcën e kosit, deri sa të krijohet një përbërje si gjizë e trashë.
4
E shtojmë në tenxhere, dhe e përzjem deri sa të bëhet një masë uniforme.
5
Në tavat e dheut shtojmë nga një lugë gjalp, hedhim përbërjen, shtojmë gjalp edhe nga sipër, e vendosim në furrë në 220 gradë deri sa të krijojë petë. Sipas dëshirës shtojmë edhe spec djegës.