Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Turshi speca me gjize

Turshi speca me gjizë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Turshi speca me gjizë është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.

Turshi speca me gjizë

19702 shikime
Turshi speca me gjize

Përbërësit

1 kg gjizë,
speca sa të duhen,
5 thelpi hudhër,
1 tufë majdanoz,
piper kokërr,
2 speca diegës,
500 gr kos,
kripë kokërr madhe,
vaj ulliri,
gjalp

Përgatitja

1
Lajmë specat, i fshijmë dhe i pastrojmë farat, më pas në tas të madh hedhim gjizën, unë përdora gjizë dele, ju si pas dëshirës, hedhim kosin, hudhrat e grira, majdanoz, piper kokërr dhe kripën,
2
i perziejmë të gjitha, më pas mbushim specat, i vendosim në një vazo ose enë tjetër, vendosim një shtresë speca, hedhim pak kripë, hedhim një shtresë gjizë, më pas pak vaj ulliri, kështu vazhdojmë të gjithë procesin.
3
Pasi i kemi mbaruar hedhim 50 gr gjalp të shkrirë, sipër e mbydhim enën dhe e vendosim në ambjent ku nuk ka shumë dritë, i lemë rreth 2 javë dhe janë gati për servirje. Ju bëftë mirë

Receta e gatimit për turshi speca me gjizë është dërguar nga Silvana Belishaku 26 gusht 2015. Foto © Silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për turshi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

 

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: