Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Speca me gjizë ( Receta gatimi nga Saimira )
Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Speca me gjizë është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Speca me gjizë
Përbërësit
10 speca
1 e 1/2 kg gjizë
Kripë të zezë të trashë
Përgatitja
1
Marim specat ( speci duhet të jetë i trashë, të ketë tul ) ju bëjmë një prerje me thikë që në majë deri tek farat. Ju hedhim kripë në farat me majat e gishtave.
2
I lemë një natë specat që pergatitëm të vyshken.
3
Ditën tjetër marim gjizën i shtojmë një lugë kripë, e trazojmë.
4
Më pas mbushim specat, i renditim me rradhë në kavanoz. Në sipërfaqe vendosim dy gishta shtresë gjizë që të mbulohen komplet specat.
5
E mbyllim mirë kapakun. Hapeni mbas 2 javësh. Sa herë që konsumoni spec pastroni gryken e kavanozit se zë të verdhë. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për speca me gjizë është dërguar nga Saimira 10 tetor 2013. Foto © Saimira