Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte me luleshtrydhe

Tortë me luleshtrydhe ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Tortë me luleshtrydhe. Receta e gatimit për tortë me luleshtrydhe është dërguar nga Bukurie Nexhipi 10 tetor 2015. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim embëlsira duke ndjekur udhëzimet në vijim

2292 shikime

torte me luleshtrydhe

Përbërësit

Për pandispanjën:

6 vezë

100 gr sheqer

60 gr miell

60 gr niseshte

1 pako vanilje

1 lugë kafeje me pluhur pjekes

Për kremin:

500 gr Quark ( është lloj salcë kosi )

300 ml pana kuzhine

500 gr mascarpone

1 kg luleshtrydhe të vogla

2 bustina vanilje sheqer

100 gr sheqer

2 lugë gjelle liker ose konjak

Përgatitja

1

Bashkojmë vezët me sheqerin dhe i rrahim gjer sa të zbehet e verdha e vezës, bashkojmë përbërësit e tjerë dhe i hedhim mbi masën e vezës me një sitë kuzhine. I përziejm me një lugë me avash që mos të bjeri masa dhe e hedhim në një foremë 26 për pandispanjë, ,me letër furre. E pjekim në 180 gradë për 40 minuta.

2

Përziejm quark, sheqer, vanilje, liker ose konjak me rrahëse elektrike deri sa shikojmë qe sheqeri ka shkrirë, shtojmë maskarponen dhe i përziejm përsëri. Në një enë tjetër përziejm panën ( me 1 bustin për pana që e ndihmon në mos shkrirjen e shkumës ) deri sa masa të krijohet shkume dhe e bashkojmë te masa e mëparshme, e i përziejm lehtë me 1 pirun dhe i shtojmë 70 gr luleshtrydhe të prera në copa të vogla.

3

Pasi pandispanja është gati, e lemë të ftohet dhe e presim në 3 pjesë. E mbushim me krem dhe para se të hedhim luleshtrydhet te kremi heqim pak nga masa e kremit që të lyejm tortën nga jashtë. I vendosim pjesën tjetër e luleshtrydhet nga lart dhe e vendosim për 2 orë në frigorifer. Ju bëftë mirë

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: